Studimet e fundit vërtetojnë që narkolepsia është sëmundje autoimune

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Hulumtimet e mëparshme kanë sugjeruar që narkolepsia është një çrregullim autoimun. Tani një hulumtim i publikuar në revistën ‘Nature Communications’ ka gjetur evidenca të tjera që kjo teori mund të jetë e vërtetë.

Çrregullimi autoimun- është një gjendje, në të cilën sistemi imunologjik  gabimisht sulmon qelizat e shëndetshme të organizmit.

Narkolepsia- është një gjendje neurologjike e cila, manifestohet me çrregullime të ciklit të fjetjes dhe zgjimit. Sëmundja e narkolepsisë përfshinë simptoma të lodhjes kronike dhe nevojë për gjum gjatë ditës, si dhe personat që vuajnë nga ky çrregullim kohë pas kohë mund t’i zë gjumi edhe në ambiente dhe situata të papërshtatshme.

Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike përafërsisht 200.000 njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë diagnostikuar me narkolepsi, disa prej të cilëve përjetojnë edhe katalepsi- një gjendje në të cilën këta persona humbin ndjeshmërinë e muskujve, shkruan Livescience, transmeton Gazeta Express

Hulumtuesit kanë ndarë narkolepsinë në dy kategori: tipi 1 i cili, shfaqet më shpesh dhe përfshinë edhe katalepsinë, dhe tipi 2 i narkolepsisë në të cilin personat nuk përjetojnë katalepsi. Në tipin 1 të narkolepsisë, neuronet  të cilat prodhojnë një substancë kimikale të quajtur hipokretinë janë të dëmtuara. Hipokretina është një neurotransmiter, i cili ndihmon trurin të jetë vigjilent dhe e parandalon atë të bie në gjumë në kohë të papërshtatshme.

Rahbek Kornum dhe kolegët e tij në hulumtimin e bërë, analizuan mostrat e gjakut të 20 pjesëmarrësve, të cilët vuanin nga narkolepsia dhe 52 te tjerë që nuk kishin këtë çrregullim. Shkencëtarët vërejtën se çdo person që barte këtë çrregullim kishte një sasi të konsiderueshme të antigjeneve CD8 T- që janë qeliza të sistemit imun, që në këtë rast kanë sulmuar qelizat e shëndosha neurale duke shkaktuar sëmundjen.

Ky studim nuk është definitiv por është një hap i rëndësishëm për studimet e ardhshme. Tani dihet që krijimi i terapive për të trajtuar këtë çrregullim, duhet të fokusohet në kontrollimin e qelizave imune të vetë organizmit./ Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...