Si u përfshi një polic serb në futjen e 145 kg drogë në Kosovë që për destinacion kishin Serbinë?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Në shtator të vitit të kaluar 145 kilogramë marihuanë kishin hyrë pa problem nga Shqipëria në Kosovë. Malli kishte për destinacion Serbinë, ndërkohë që Kosova do të përdorej vetëm si transit. I përfshirë në këtë kontrabandë është edhe një polic nga Serbia bashkë me dy persona të tjerë gjithashtu të përkatësisë nacionale serbe. Gazeta Express ka siguruar aktakuzën e cila tregon se si iu dështoi plani pasi ata u kapën nga policia në Istog.

Një polic serb dhe dy persona të tjerë, gjithashtu të nacionalitetit serb, kishin ardhur në Kosovë për të marrë mallin që dyshohet se u kishte ardhur nga Shqipëria me qëllimin që ta dërgonin në Serbi.

Fjala është për 145 kilogramë marihuanë, të cilat kishin hyrë në Kosovë nëpërmjet Shqipërisë.

Prokuroria Themelore e Pejës në dhjetor të vitit të kaluar ka ngritur aktakuzë ndaj tre të pandehurve të cilët po dyshohet se pasi morën informatën se “malli” kishte hyrë nga Shqipëria në Kosovë, ata morën rrugë nga Serbia dhe në orët e para të mëngjesit kalojnë kufirin në Merdare.

Gazeta Express posedon këtë aktakuzë e cila thotë se në këtë rast ka edhe persona të tjerë të infiltruar, por identiteti i tyre ende nuk dihet.

Branislav Gajin, i cili me profesion është polic, Milan Gajin – me profesion është teknik i makinerisë dhe Rade Ubovic – që me profesion është tregtar, janë serbët që erdhën në Kosovë për këto 145 kilogramë marihuanë, por plani iu dështoi pasi u arrestuan nga policia kosovare.

Sipas aktakuzës, të tre serbët me të arritur në Kosovë, akuzohen se takohen me personat ende të paidentifikuar në rrugën Pejë – Deçan, aty ku edhe paketojnë ngarkesën e marrë nga Shqipëria, në një rimorkio të modifikuar, e cila pretendohet se është sjellë një javë më herët nga ta.

Aktakuza që posedon Express thotë se në rimorkion e cila u modifikua dhe me të cilën u planifikua transporti i 145 kg marihuanë për në Serbi, kishte gjithsej 113 qese të tejdukshme të mbushura me marihuanë.

Secila prej 113 qeseve, Prokuroria thotë se kishin peshën e më shumë se 1 kilogramë, ku rezultoi se pesha e substancës të jetë 145 kilogramë.

Branislav e Milan Gajin dhe Rade Ubovic nuk e dinin se ishin duke përcjellë – vëzhguar nga policia gjatë kthimit për në Serbi, ku më pas edhe u ndaluan dhe u arrestuan në Istog nga Njësiti i Antidrogës së policisë në Pejë.

E Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, në fund të muajit dhjetor të vitit 2018, ngriti aktakuzë ndaj tyre, për vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me këto veprime, Prokuroria pretendon se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë  përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit  të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat  penale të cilat ju vihen në barrë.

Branislav Gajin, Milan Gajin dhe Rade Ubovic janë në paraburgim që nga data e arrestimit, më 29 shtator të 2018’s, dhe kjo masë për të tre do të zgjasë deri më 28 shkurt 2019./M.K/GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

ASK: Deri më tani në Kosovë janë regjistruar 530 mijë banorë

Agjencia e Statistikave të Kosovës po mban konferencën e radhës lidhur me ecurinë e...