Shoferi i vë zjarrin autobusit pasi zbret 51 nxënës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Një drejtues autobusi shkolle ka bërë një gjest të padëgjuar më parë, në shenjë revolte për një çështje tejet të ndjeshme në Itali dhe jo vetëm, gjatë viteve të fundit.

Ka ndalur autobusin që po drejtonte, në të cilin kishte 51 studentë gjimnazi, i ka zbritur një e nga një të gjithë dhe më pas i ka vënë zjarrin.

Ngjarja ka ndodhur në “San Donato Milanese” të qytetit të Milanos. Drejtuesi, një 47-vjeçar me origjinë senegaleze dhe me nënshtetësi italiane është arrestuar nga policia. Për fat të mirë askush nuk ka mbetur i dëmtuar, por 12 gjimnazistë janë dërguar në spital për shkak intoksikimi nga tymi

Në spital përfunduan edhe dy të rritur, sikurse edhe shoferi i autobusit. Nga hetimet paraprake rezulton se shoferi, përpara se t’i vinte zjarrin autobusit ka thirrur me zë të lartë: Dua t’i japim fund, duhen ndalur medoemos viktimat në Mesdhe!

Autori i kësaj ngjarjeje quhet Ousseynou Sy, senegalez i kthyer në italian në vitin 2004, me precedentë të mëparshëm penalë për drejtim automjeti në gjendje të dehur, madje në një rast edhe për dhunë seksuale ndaj një minoreneje.

Thuhet se shoferi duhej të shoqëronte dy klasat e gjimnazistëve të shkollës “Vailati di Crema” në palestër, por ka devijuar rrugë. Siç rrëfejnë dëshmitarët në bord, në një moment ai kishte nisur të bërtiste, tregoi një shishe benzine dhe një çakmak, duke thënë madje se “tani duhet të shkojmë në aeroport”.

Ka qenë një prej nxënësve në bord që ka mundur të telefonojë numrin e emergjencave 112, e pas këtij gjesti karabinierët janë gjendur në vendngjarje shumë shpejt. Ata ndalën autobusin, por nga ky moment nisi edhe zjarrvënia./tch

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...