Shikoni si e kanë përshtatur shqiptarët emrin e ri të Maqedonisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për media tha se emri “Republika Ilindenska Makedonija” është propozimi për të cilin mund të ketë kompromis me Greqinë. Por, Artan Grubi nga BDI tregon emrin e ri të Maqedonisë, i përshtatur në gjuhën shqipe, shkruan Gazeta Express.

“Republika Ilinditase e Maqedonisë” – do të jetë emri i ri i Maqedonisë, i përshtatur në gjuhën shqipe. Kështu ka treguar përmes një statusi Artan Grubi, deputet nga BDI’ja.

Ndërsa, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ka konfirmuar se ata mbeten në qëndrimin e tyre se nuk pranojnë ndryshim të Kushtetutës.

Edhe ish kreu i Parlamentit, Stojan Andov, ka thënë Maqedonia e Ilindenit është një propozim që meriton vëmendje.

Reagime pozitive ka pasur edhe nga fqinjët. Ministri bullgar i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov ka deklaruar se me këtë emërtim të dyja vendet i kanë përafruar qëndrimet e tyre.

Maqedonia e Ilindenit apo Ilinditase, emërtimi i ri që pritet të mbyllë kontestin disavjeçar me Greqinë, është shoqëruar me heshtje nga Shkupi zyrtar, por reagime të ndryshme nga brenda dhe jashtë vendit./Express/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...