Sheshel ‘ka blerë shtëpi’ në fshatin ku ka kryer krim lufte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Politikani ultranacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar nga Gjykata e Hagës, tha të hënën se ka blerë shtëpi në Hërtkovci – fshat i Serbisë pranë kufirit me Kroacinë.

Në këtë vend, sipas gjykimit përfundimtar të Gjykatës së Hagës, Sheshel ka kryer krim lufte në vitin 1992, duke bërë thirrje për përndjekjen e kroatëve lokalë, për çka edhe është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Në një konferencë për gazetarët në Beograd, Sheshel, kryetar i Partisë Radikale Serbe, tha se në shtëpinë e tij në Hërtkovci do të jetë zyra e komitetit lokal të radikalëve.

Organet shtetërore nuk njoftuan zyrtarisht nëse Sheshel ka blerë vërtet pronë në Hërtkovci.

Përfaqësues të Komunës Ruma, ku ndodhet Hërtkovci, i thanë Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë se në regjistrat zyrtarë aktualisht nuk ka prona nën mbiemrin Sheshel. /rel/.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...