Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe: Po përcjellim me vigjilencë situatën në Kosovë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Shefi i shtabit të ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, vlerësoi se situata në Kosovë pas formimit të Ushtrisë së Kosovës, por ka deklaruar se ushtria serbe është e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave dhe kërcënimeve dhe se qytetarët nuk duhet të shqetësohen.

“Ne do të do ta përcjellim me vigjilencë situatën e përgjithshme në Kosovë”, i ka deklaruar Mojsiloviq Radio Televizioni të Serbisë.

Ai vlerësoi se situata në Kosovë është e paparashikueshme në shumë sfera, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen nëse Ushtria Serbe, në mënyrën e vet, mund t’i përgjigjet të gjitha rreziqeve, sfidave dhe kërcënimeve, përcjell Telegrafi.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe rreziqeve, por unë shpresoj se KFOR-i brenda mandatit dhe kapaciteti të tij do të sigurojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, me theks të veçantë në komunitetin serb,” ​​tha ai.

Ai tha se nga komandanti i NATO-s në Evropë, gjenerali Kurtis Scaparoti, ka marrë garanci se siguria dhe stabiliteti do të jenë prioritet i NATO-s në Kosovë, me zbatimin e plotë të mandati dhe misionit të KFOR-it në terren.

Ai shtoi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç vizitoi ushtarët serbë në Zonën e Sigurisë Tokësore, ku ka parë gjendjen e aftësive operacionale dhe gatishmërinë luftarake të njësive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...