SHBA-ja kërkon nga Kombet e Bashkuara sanksione të reja kundër Iranit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara që të vendosë sanksione të reja kundër Iranit për shkak të kryerjes së testeve të raketave balistike dhe lëshimit të dy satelitëve, duke thënë se këto veprime i shkelin rezolutat e OKB-së.

Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Jonathan Cohen, i ka dënuar veprimet e fundit të Iranit dhe ka kërkuar nga Tehrani që t’i ndërpresë menjëherë të gjithë hapat lidhur me raketat balistike që janë të projektuara për të bartur armë bërthamore.

Përmes kësaj deklarate, ambasadori Cohen e ka cituar një rezolutë të OKB-së të vitit 2015, e cila kërkon nga Irani që të heqë dorë për tetë vjet nga testimi i raketave balistike që mund të bartin armë bërthamore.

Sipas ambasadorit Cohen, Irani e ka testuar një raketë balistike me rreze të mesme veprimi më 1 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ka bërë përpjekje të dërgojë satelitë në hapësirë më 15 janar dhe 5 shkurt të këtij viti.

Përndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, vitin e kaluar e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja nukleare dhe i ktheu në fuqi sanksionet amerikane ndaj Iranit, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...