Sekretarja e SHBA-së: Kriza në kufi nuk është e sajuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vazhdon të shtyhet votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë në lexim të dytë Projektligjin për shëndetin...

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Kirstjen Nielsen këmbënguli të mërkurën se kriza në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara nuk është e sajuar.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kirstjen Nielsen, këmbënguli të mërkurën se kriza në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara nuk është e sajuar, kur u pyet nga ligjvënës demokratë, për të parën herë qëkur ata morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

“Ndodhemi përballë një krize reale, serioze dhe të qëndrueshme. Pa dyshim, që kriza është duke u keqësuar”, tha ajo në një seancë dëgjimore para Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

Kryetari i Komisionit Bennie Thompson, tha se donte ta shfrytëzonte seancën, për t’i dhënë mundësi zonjës Nielsen që të fillojë “një diskutim serioz”, në vend që të përsërisë deklaratat e zotit Trump për një krizë sigurie në kufi, si dhe të dëshmojë për ndarjet e familjeve vitin e kaluar.

Ligjvënësit i bënë zonjës Nielsen pyetje të vështira për gjendjen e imigrantëve, si p.sh. në se ajo ishte në dijeni të pasojave psikologjike të ndarjes së fëmijëve nga prindërit dhe në se ajo e ishte njohur paraprakisht me politikën e “tolerancës zero”, që çoi në ndarjen e më shumë se 2 mijë e 700 fëmijëve nga prindërit e tyre vitin e kaluar. Zonjës Nielsen e pyetën gjithashtu lidhur me bisedat që kishte pasur me presidentin Trump, kur ai deklaroi se do të shpallte gjendjen e emergjencës kombëtare në kufi, në përpjekje për të siguruar fonde për ndërtimin e murit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, transmeton “VOA”.

“Gjendja e emergjencës është reale”, – tha zonja Nielsen. “Kemi të bëjmë me një krizë të vërtetë humanitare, që sistemi aktual e bën të mundur. Duhet të ndryshojmë ligjet.”

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders komentoi për seancën e Kongresit përmes Twitterit:

“Kriza në kufi nuk është një sekret”, shkruante ajo. “Demokratët thjesht zgjodhën që ta injorojnë atë”.

Seanca në Kongres është një prej tre seancave për emigracionin që po mbahen të mërkurën, me kërkesën e demokratëve, pasi ata morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe i dhanë përparësi hetimit lidhur me ndarjen e familjeve në kufi vitin e kaluar.

Dhjetëra mijëra familje vazhdojnë të kalojnë çdo muaj kufirin SHBA-Meksikë. Muajin e kaluar pati 76 mijë vetë që kaluan kufirin në mënyrë të paligjshme, dyfishi krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Senati pritet të votojë javën e ardhshme, sikurse bëri Dhoma e Përfaqësuesve, duke mos e pranuar gjendjen e jashtëzakonshme të kërkuar nga Presidenti, por zoti Trump pritet t’i verë veton ligjit, duke përdorur autoritetin e tij presidencial. Kjo çështje pritet t’i kalojë më pas pastaj gjykatës

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...