Rifillojnë protestat në Francë, shteti angazhon 90 mijë policë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Franca sërish po përballet me protesta të reja gjatë ditës së sotme. Qeveria i ka angazhuar rreth 90 mijë policë dhe zyrtarë tjerë të sigurisë për t’i kontrolluar veprimet e protestuesve. Rreth 8 mijë policë dhe 12 makina të blinduara të policisë janë vendosur vetëm në Paris, ndërsa deri tash janë mbledhur rreth një mijë protestues në qendër të qytetit.

Raportohet se të paktën 34 persona janë arrestuar në Paris, ndonëse ende nuk ka pasur akte dhune nga protestuesit. Seria e protestave filloi para tri javësh për ta kundërshtuar taksën për naftën. Javën e kaluar, qindra persona u arrestuan dhe shumë të tjerë u lënduan në protestën e dhunshme të Parisit, që ishte njëra ndër kryengritjet më të ashpra në dekadat e fundit.

Sot, rrugët e Parisit duken më të qeta se të shtunave të kaluara. Vetëm rreth një mijë persona janë mbledhur në qendër të Parisit. Ka pasur përleshje me policinë, por ende nuk është përdorur gaz lotsjellës dhe nuk është nxitur dhuna nga asnjëra palë.

Raportohet se shumica e protestuesve janë meshkuj të moshës 20 deri 40-vjeçare, sepse gratë dhe të moshuarit po i frikësohen shpërthimit të mundshëm të dhunës. Ministria e Brendshme ka deklaruar se pritet që në protestat e sotme të marrin pjesë rreth 10 mijë persona në mbarë vendin, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...