Retkoceri: Letër e hapur për mësimdhënësit, arsimëtarët dhe profesorët e viteve 1990/99

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Nga Selatin Retkoceri:

Vitet po kalojnë shumë shpejt, 18 vite pas lufte, 27 vite nga viti 1990 kur ju të nderuar mësimëdhënës së bashku me mijëra nxënës filluam një rezistencë aktive për të ju kundërvu një represioni, shtypjeje dhe segregacioni, aprthejdi të paparë deri atëherë në ndonjë vend tjetër të botës moderne. Rezistenca, vullneti, përkushtimi, trimëria dhe sakrifica ishin vlerat tona të përbashkëta. Ne së bashku qëndram, shpëtuan nuk dështuam, as nuk u dorëzuam por punuam dhe rezistuam për të fituar lirinë dhe shtetësinë e Republikës. Shoqëria, strukturat politike të kohës që vepronin në atë kohë kishin vendosur që KKF-në të ma dorëzonin ta udhëheqi. Ekipi i përzgjedhur me kujdes dhe i udhëhequr nga ana ime kemi arritur që arsimtarëve, punëtorëve teknik dhe atyre shëndetësor të ju sigurojmë një pagë që në fundvitin 1993 ishte 40 DM, në vitin 1998 kemi ndarë pagë në vlerë prej 140DM. Tendenca e disa qytetarëve për të futur KKF-në në të ashtuquajturin 3% që grumbullohej në diasporë e që u keqpërdor nga UFORK-u i Bujar Bukoshit e Isa Mustafës pas lufte është tendencë për të njollosur njerit dhe vullnetarët më të mirë që sakrifikuan gjithëçka nga jeta e tyre për të mbajtur sadopak mirëqenjën e arsimtarëve që po vuanin shumë në ate kohë. 55 milion euro të mbetura nga 3% e të grumbulluara për qëllimin kryesor financimi i arsimit dhe shëndetësië është dashur të ju paguhen të gjithë këtyre së paku rrogat e mbetura borxh. Unë vazhdoj të insistoj dhe do të kërkoj që të kompenzohen të gjitha pagat që ju ka mbet borxh arsimëtarëve Bukoshi dhe Isa të cilët keqpërdorën paranë e bashkatdhetarëve tanë duke formuar UFORK-un për të cilin fond duhet dhënë llogari para gjygjit të gjithë ata që punuan në ate Union. Unë do të vazhdoj të kujdesem për njohjen e stazhit të punës për të gjitha vitet e okupimit klasik 1990/99, pastaj do të punoj që të zbatohet kontrata kolektive dhe të paguhet stazhi, shujta e nxehtë, shpenzimet e udhëtimit, sigurim shëndetësor dhe tri paga kompenzim apo shpërblim me rastin e pensionimit. Unë besoj në misionin tuaj të shenjët që keni kryer sidomos në ato vite të rënda okupimi që i jetuam së bashku, vazhdoj të besoj edhe tani kur arsimi nuk është si do të duhej të ishte, por besoj fort se së bashku do t’ia dalim dhe do kemi një arsim dhe edukim si e ka Evropa perendimore. Përkrahja e juaj në ndryshimin e madh që do të ndodhë në Lipjan është e domosdoshme, pa juve nuk ka dhe nuk do të ketë zhvillim dhe prosperitet vendi ynë, komuna dhe vendëbanimet e Lipjanit.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...