Reagon Bale pas lajmeve se është zënë me Ronaldon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Uellsiani i Real Madridit, Gareth Bale, i ka mohuar spekulimet se mes tij dhe Cristiano Ronaldo nuk kishte pasur marrëdhënie të mira, gjatë kohës sa portugezi ishte ende pjesë e klubit madrilen.

“Los Blancos” i siguruan shërbimet e këtyre dy futbollistëve duke i transferuar ata për shuma të cilat në atë kohë ishin rekord. Për të dy kishte pritshmëri të mëdha në Santiago Bernabeu dhe që të dy luftuan për ta marrë vëmendjen e tifozëve dhe gazetarëve, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo ishte padyshim lojtari kryesor në Madrid, pasi që aftësia e tij për të shënuar gola bëri që ai t’i fitojë pesë tituj të Topit të Artë dhe shumë çmime të tjera, si individuale, ashtu edhe me skuadrën e Real Madridit.

Bale shpeshherë mbetej nën hijen e bashkëlojtarit të tij, i cili nga shumë njerëz konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë. Së fundi, ai po kritikohet nga tifozët, të cilët mendojnë se ai nuk ka arritur të bëhet lojtari kryesor në skuadër, as pas transferimit të Ronaldos në Juventus.

Megjithatë, ylli uellsian insiston se mes tij dhe Ronaldos nuk kishte pasur aspak marrëdhënie të këqija, përkundër që ata të dy tentonin ta japin më të mirën e tyre si në nivelin individual, ashtu edhe në atë ekipor.

“Cristiano është një lojtar i mrekullueshëm, unë e shijova shumë lojën me të. Natyrisht, mediat tentojnë t’i rrisin këto probleme, të cilat nuk ekzistuan asnjëherë. Ne kaluam shumë mirë bashkë”, ka thënë Bale për BT Sports.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm. Ka bërë shumë për ekipin me shumën e golave të cilat i ka shënuar. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe është ende duke vazhduar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...