Rashiti: Vizitat, të ndërlidhura me negociatat

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...
Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj muajt e fundit kanë realizuar shumë pak vizita jashtë vendit, ndonëse vendi ka ngecje në procesin e liberalizimit të vizave me BE-në, pretendon të anëtarësohet në INTERPOL etj. Nga lajmet e publikuara në uebfaqet e tri institucioneve del se prej muajit nëntor 2018 e deri më tash në gjysmëmarsin e 2019-s liderët institucionalë kanë zhvilluar mesatarisht nga një vizitë në muaj, shkruan Gazeta “Zëri”.

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se mungesa e vizitave shtetërore është indikatori kryesor i pozitës së vështirë të Kosovës në raportet ndërkombëtare. Fatkeqësisht, sipas tyre, kjo është shenjë e ngrirjes së marrëdhënieve edhe me shtetet më mbështetëse të Kosovës. Ndërkohë, edhe ato vizita të realizuara nga liderët shtetërorë sipas tyre janë tërësisht të lidhura me procesin e dialogut. Ndaj një gjë e tillë, siç shprehen ata, nënkupton mbivendosje të çdo procesi tjetër me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika, ka thënë se aktualisht thelbi është vendosur te procesi i dialogut me Serbinë, ndaj edhe ato vizita që realizohen lidhen pikërisht me procesin e negociatave.

“Thelbi është te dialogu, krejt thelbi i raporteve, i raportimit, i zhvillimit ka të bëjë me dialogun brenda dhe jashtë. Edhe ato vizita që po ndodhin jashtë janë të lidhura me dialogun. Ka vizita, por nuk po e marrin vëmendjen për shkak të procesit dhe të zhvillimeve politike rreth dialogut”, ka deklaruar Rashiti për “Zërin”. /ZËRI

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...