Prodhimi i koncentratit në “Trepçë”, 18 për qind më i ulët se në vitin 2017

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Sipas të dhënave të menaxhmentit të “Trepçës”, deri në fund të tetorit të këtij viti janë prodhuar 8.954 tonë koncentrate të plumbit dhe të zinkut, 18 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Deri në fund të tetorit të vitit 2017 janë nxjerrë 154.884 tonë xehe, ndërsa këtë vit 132.496 tonë xehe. Bordi Mbikëqyrës emëron ushtruesin e ri të drejtorit, inxhinierin Xhevdet Tahiri, shkruan sot gazeta “Zëri“.

Prodhimi i koncentratit të plumbit dhe të zinkut, si dhe i xehes në minierën e Stan Tërgut vazhdon të shënojë rënie. Duke e krahasuar me vitin 2014, prodhimi i koncentratit dhe i xehes në minierën e Stan Tërgut ka shënuar rënie për gati 50 për qind.

Menaxhmenti aktual i “Trepçës” ka dalë me të dhënat e prodhimit në vitin 2018, sipas së cilave deri në fund të tetorit të këtij viti janë prodhuar 8.954 tonë koncentrate të plumbit dhe të zinkut, 18 për qind më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas drejtuesve të “Trepçës”, deri në fund të tetorit të vitit 2017 janë nxjerrë 154.884 tonë xehe, ndërsa këtë vit 132.496 tonë xehe, që është shumë më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2014 ishte shënuar rezultati rekord i prodhimit, 18 mijë tonë koncentrate të plumbit dhe të zinkut, si dhe janë prodhuar 204 mijë tonë xehe. Niveli i ulët i prodhimit në gjigantin ekonomik kosovar ka ardhur si pasojë e teknologjisë së stërvjetruar, mungesës së investimeve, moshës së shtyrë të minatorëve, si dhe mungesës së zbatimit të Ligjit për “Trepçën”...

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...