Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për vjedhje të shërbimeve komunale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Gjykata Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, të premten, ka shqiptuar dënim me një muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht, ndaj të akuzuarit për veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”, A.G

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari A.G nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi A.G, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”

Përveç kësaj, A.G ka shtuar se nuk do ta përsërisë më veprën penale dhe i ka kërkuar gjykatës që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurori R.P, i cili ka thënë se është bërë në mënyrë të vullnetshme nga ana e të akuzuarit dhe njëkohësisht ka kërkuar nga gjykata që të njëjtin ta shpall fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Gjyqtari G, të akuzuarin e ka obliguar që t’i paguaj në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 20 euro dhe për fondin e kompensimit të viktimave, shumën prej 30 euro si dhe  të dëmtuarës KEDS – distrikti në Prishtinë, t’ia paguaj dëmin e shkaktuar në vlerë prej 195.31 euro

Ndryshe sipas aktakuzës së 9 janar 2018, i akuzuari A.G po akuzohet se e ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale “ nga neni 320  të KPRK-së.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari A.G, me 1 korrik 2017, në fshatin Ribar, Komuna e Lipjanit, me qëllim që vetit t’i sjell përfitime pasurore të kundërligjshme, ka vjedhur energjinë elektrike duke marrë dhe shfrytëzuar pa autorizim nga KEDS- i,  si furnizues i autorizuar.

Po ashtu, sipas aktakuzës, punëtorët e autorizuar të KEDS-it, me rastin e kontrollimit të njehsorit elektrik te konsumatori në fjalë, kanë hasur se ka pasur lidhje drektë për mes një kabllo, pra konsumatori është i kyçur direkt në rrjet të ri jashtë pikës matëse pa  njehsor.

Gjithmonë sipas aktakuzës, i akuzuari A.G, me këto veprime, në këtë mënyrë ka bërë keqpërdorim të energjisë elektrike, e cila nuk është regjistruar përmes njehsorit, ku me këtë të dëmtuarës i ka shkaktuar dëm në vlerë prej 195.31 euro.

Artikull nga: https://betimiperdrejtesi.com/pranon-fajesine-denohet-me-kusht-i-akuzuari-per-vjedhje-te-sherbimeve-komunale-3/

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...