Dje në Komunën e Lipjanit është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një revole e llojit Zoraki dhe dy fishekë me gaz, njofton Policia Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raport nga Policia.
/LipjaniNews/