Policia e Shqipërisë merr masa për festa, kontrolle të shtuara në pikat kufitare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Policia Kufitare e Shqipërisë, me rastin e festave të fundvitit është angazhuar për përballimin e fluksit të udhëtarëve, rritjen e cilësisë së shërbimit, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Drejtoria për Kufirin dhe Migracionin ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhjetor, me qëllim përballimin e fluksit në hyrje-dalje në Aeroportin e Rinasit, në porte, por edhe në të gjitha pikat e kalimit kufitar.

 

 

Masat janë marrë edhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet e tjera ligjzbatuese. Ditët e fundit, rritja e fluksit të hyrje-daljeve në pikat kufitare për shkak të festave, ka bërë që Policia të marrë masa shtesë, duke përfshirë në plan edhe oficerët e Antiterrorit.

Masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbër për persona që konsiderohen me risk ose me prirje ekstremiste radikale. Policia e Shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, Shërbimin Informativ Shtetëror dhe agjencitë ligjzbatuese të disa vendeve partnere, transmeton tch.

Gjithashtu po punohet me shkëmbim informacioni me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje kriminale nga personat që do të hyjnë gjatë kësaj periudhe në territorin shqiptar. Policia ka planifikuar një plan masash për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike, qendra tregtare, lokale dhe restorante apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive, si dhe në objektet e rëndësisë së veçantë e ambasada.

Policia fton qytetarët që përdorin Aeroportin e Rinasit, portet dhe pikat e tjera të kalimit kufitar për të udhëtuar jashtë vendit apo për të ardhur në Shqipëri, që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, në aplikacionin “Komisariati Digjital”.

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...