Policia bastis dy shtëpi pas sulmit në Zelandën e Re

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lushtaku kujton të vrarët në masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar masakrën e ’99-ës të Izbicës. Në këtë masakër...

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Policia ka bastisur dy shtëpi në Australi, në kuadër të hetimeve të lidhura me sulmin në dy xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.

Pesëdhjetë persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të premten.

Australiani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar, është akuzuar për vrasje. Ai besohet të ketë kryer i vetëm sulmet.

Autoritetet në Uellsin e Ri Jugor kanë kërkuar në prona të paidentifikuara mëngjesin e së hënës.

“Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është që të kemi material që mund t’i ndihmojë policisë së Zelandës së Re gjatë hetimeve”, ka thënë policia e Uellsit të Ri Jugor.

Mediat australiane kanë raportuar se njëra nga shtëpitë i përket motrës së Tarrant. Policia ka thënë se familja e tij në Australi është duke ndihmuar në procesin e hetimeve.

Brenton Tarrant është paraqitur para gjykatës në Zelandë të Re të shtunën.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern është zotuar se do të ndryshojë ligjin për armët, pas incidentit që është konsideruar si sulmi më i rëndë në historinë e këtij kombi./rel

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...