Polici vret një 14 vjeçar në Amerikë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Një djalë 14-vjeçar në Arizona të Shteteve të Bashkuara u vra nga një oficer policie derisa ai vraponte në një rrugicë me armë në dorë.

Oficeri që u identifikua vetëm si Jean ishte duke u përgjigjur një telefonate të një qytetari i cili raportoi për një automjet të dyshimtë dhe Jean iu afrua një pickup gri Chevy që duket se ishte përfshirë në një vjedhje të parkuar në një rrugicë, tha në një konferencë për shtyp shefi i policisë së Tempe të Arizonës, Sylvia Moir.

Një video e publikuar nga Departamenti i Policisë tregon që polici u fsheh pas një kontiniere derisa djali po dilte nga kamioni. Oficeri u dëgjua t’i thoshte të riut që t’i ngrejë duart lart, njofton Klan Kosova.

“Ai ka një armë dore,” Jaen është dëgjuar duke thënë në video, raporton CNN.
“Arma ishte një armë e replikës 1911 që djali e kishte vjedhur nga kamioni”, ka thënë Moir.

Sende të tjera të vjedhura u gjetën gjithashtu tek ai.

Derisa djali shkon pothuajse në fund të rrugicës, oficeri qëllon dy herë me armë.
Një nga të shtënat e goditi 14-vjeçarin në shpatull dhe tjetra e goditi një mur në fund të rrugicës, tha Moir.

Autoritetet nuk dhanë shkak të vdekjes.

Videon mund ta shikoni në linkun e mëposhtëm.

https://www.azfamily.com/video/body-cam-video-officer-involved-in-shooting-of–year/video_46903d9c-4ff4-56d7-9714-c85c1a2e5aa2.html

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...