Plazhet e Shqipërisë, rekomandimi i sivjetëm veror

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

20140713100902213

Plazhi i Llamanit është nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmës. Dhe bukuria e natyrës së këtij bregdeti nuk ka të mbaruar, pasi mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet më spektakolare të krahinës madje dhe gjithë bregdetit, Kalaja e Porto Palermos.

Sapo kalon qytetin e Himarës, rreth 5 km larg saj, befas në krahun e djathtë të lëvizjes, të shfaqet përpara gjiri i Llamanit si një oaz i vogël me një plazh shumë mahnitës me ujra të ftohtë dhe me rërë të ashpër.

Plazhi i Llamanit është nga më të populluarit në Himarë për shkak se është larg qytetit dhe zhurmës. Dhe bukuria e natyrës së këtij bregdeti nuk ka të mbaruar, pasi mbas gjirit të Llamanit shfaqet një ndër pamjet më spektakolare të krahinës madje dhe gjithë bregdetit, Kalaja e Porto Palermos.

Vlerësimet për këtë vijë bregdetare kanë qenë të shumta nga vizitorë, artistë dhe gazetarë.

20140713100813977

Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times” në faqen e saj ka publikuar foton e plazhit të Llamanit, duke e cilësuar atë si “Photo of the week” – “foto e javës’. Foto është publikuar në rubrikën Travel, A Guide to Intelligent Travel (Guidë për një udhëtim inteligjent).

Pak kohë më parë edhe “Reuters” publikoi një shkrim të posaçëm mbi bukuritë dhe potencialet turistike që ofron Shqipëria.
Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zalle, por edhe me rërë te bardhë e të imët. Spilea është plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitore në verë, më tutje janë Prino, Potami, Filikuri, më në jug Llamani, Qeparoi, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukova dhe Kakomea.

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...