Pas disfatës kundër Atleticos, Ronaldo lavdërohet për sukseset e tij

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Pasi Juventusi u mposht me rezultat 2:0 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Atletico Madridit, në kuadër të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo u largua nga Wanda Metropolitano i pakënaqur.

Gjatë ndeshjes, sulmuesi i Juventusit nuk u prit mirë nga tifozët e Atleticos Madridit, për shkak të nëntë sezoneve që portugezi kishte qenë lojtar i Real Madridit. Ronaldo iu përgjigj kësaj duke i ngritur pesë gishtat e dorës për t’i treguar pesë titujt e Ligës së Kampionëve që i ka.

Pastaj në zonën ku qëndrojnë gazetarët, përderisa po largohej nga stadiumi, Ronaldo u sigurua t’ua bëjë të gjithëve të ditur këtë rekord të tij. Ai e mbajti fillimisht dorën e ngritur me pesë gishta, e pastaj me asnjë: “Unë i kam pesë tituj të Ligës së Kampionëve dhe Atletico nuk e ka asnjë”.

Edhe kur u pyet për mundësitë që Atletico Madridi të dalë fitues nga kjo sfidë dhe të kualifikohet në çerekfinale, Ronaldo preferoi t’ia lë të ardhmes.

“Do ta shohim në ndeshjen kthyese”, deklaroi ai.

Detyra e Juventusit do të kishte qenë më e lehtë nëse ata do ta kishin shënuar të paktën një gol si mysafir. Megjithatë, gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese, që do të zhvillohet në stadiumin Allianz, më 12 mars. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...