Parku kombëtar “Shebenik- Jabllanicë” me qendër të re vizitorësh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Parku Kombëtar ”Shebenik- Jabllanicë” prej më se 2 vitesh ka një qendër vizitorësh në fshatin Fushë-Studë dhe një i dytë po i shtohet në Rrajcë në hyrjen jugore të parkut.

Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Elbasan po vazhdojnë punimet për këtë qendër të re vizitorësh.

Kjo qendër informacioni do të jetë në shërbim të vizitorëve vendas e të huaj, për ndarjen e informacionit për vlerat e natyrës që parku përfaqëson, rëndësia e zonës UNESCO, informacionin për shtigjet, vlerat e traditat e zonës.

Ky investim u bë nga projekti NaturAl i cili gjithashtu ka dhënë mbështetje edhe për përmirësimin e infrastrukturës në Parkun Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë”.

Parku Kombëtar “Shebenik-Jabllanicë” mbetet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm për t’u frekuentuar në katër stinët, por në veçanti në stinën e verës.

Do të gjeni në Shebenik liqenet karstike, liqenin e Fushë-Studnës, Vlaskën, Fushën e Dorëzit, Bredhin e Fushë Kuqes, Rrapin e Taksimit, Shkallën e Skënderbeut, Gurrën e Ariut e shumë zona të tjera që presin vizitorë.

Moratoriumi i gjuetisë ka bërë që edhe kafshët e egra të shtohen për t’i dhënë më tepër gjallëri kësaj zone, transmeton atsh.

Gjatë monitorimeve të saj me kamera kurth, Drejtoria Rajonale e Zonave të Mbrojtura ka arritur të fotografojë një sërë kafshësh të egra si, derri i egër, ariu, kaprolli, ujku etj.

Shoqata të ndryshme që kanë në fokus aktivitet sportive kohët e fundit po i organizojnë ato në këtë park.

Gara të çiklizmit malor, alpinizëm apo ski e kanë bërë tashmë Shebenikun më të njohur dhe me siguri një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit të natyrës shqiptare. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Rama uron Ramazanin: Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për Ramazan. Ai përmes një postimi...

Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Vlorës

Para pak çasteve ka ndodhur një tërmet në Shqipëri, ku epiqendra u regjistrua 29...

Zelensky: Me Ramën diskutuam mundësinë e prodhimit të armëve të përbashkëta

Presidenti i Ukrainës që ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit për Ukrainën ka...