Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa kishin parashikuar shkencëtarët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Oqeanet po ngrohen më shpejt sesa është vlerësuar më parë duke vendosur një rekord të ri të temperaturës në vitin 2018, thotë një raport i botuar të enjten në revistën “Science”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar me vite për rritjen e temperaturave globale dhe shkrirjen e akullit. Por, të enjten, ata njoftuan se kjo po ndodh më shpejt se sa parashikohej pasi viti 2018 ishte një vit rekord sa I përket nxehtësisë për oqeanet, raporton Reuters.

Raporti i ri i botuar në revistën Science, me autorë shkencëtarët nga Kina dhe SHBA-ja, thotë se oqeanët po ngrohen deri në 40 përqind më shpejt se sa që një panel i Kombeve të Bashkuara kishte parashikuar pesë vjet më parë.

Shkencëtarët thonë se nga kjo ngrohje janë dëmtuar shkëmbinjtë nënujor të koraleve duke detyruar peshkun të gjejë ujëra më të thella dhe më të ftohta, duke e çrregulluar kështu ekosistemin nënujorë.

Gazrat serë ngrohin ajrin, dhe sipas shkencëtarëve, ajo nxehtësi thithet nga oqeanet. Nuk ka shenja se ajo do të ngadalësohet.

Në fakt, ata thonë se të dhënat për ngrohjen e oqeanit kanë shënuar rekorde pothuajse çdo vit që nga viti 2000./rel

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...