Një dron për selfie, teknologjia e re e fotografive dhe videove

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajm i madh nga Strasburgu, Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE, pas një muaji flasin Ministrat

Asambleja Parlamentare ka votuar PRO që Kosova të avancojë edhe më tej drejt anëtarësimit...

Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur...

Arkeolog, meteorolog, postier dhe tani edhe fotograf; i pajisur me 13 kamera që shkëpusin imazhe nga të gjitha drejtimet, mbërrin R1, ‘selfie drone’ i aftë të bëjë foto dhe video në lëvizje nga perspektiva e protagonistit në çfarëdo ambienti, por në mënyrë të plotë autonome.

E kanë bërë të mundur tre studentë të Institutit të Teknologjisë së Massachussets, me seli në San Francisco.

Për të nisur dhe lëshuar atë përdoret një aplikacion, me të cilin mund të programoni paraprakisht kushtet e fluturimit ose nëse preferoni, përdorni kontrollin manual.

“Është një aparat fluturues dhe autonom që kupton se ku je, vendin rreth jush, dhe lëviz për të bërë video që ndryshe nuk mund të bëhen”, komenton Adam Bry, një nga shpikësit.

Dronët ekzistues kërkojnë një pilot njerëzor, disa kanë një pilot-ndihmës që u vjen në ndihmë, por ata nuk janë të pavarur. R1, falë algoritmeve të avancuara që e bëjnë atë ‘inteligjentë’, mund të perceptojë, programojë dhe kontrollojnë ashtu si një person orienton veten në një mjedis.

Me një qark të thellë nervor grumbullon informacion rreth çdo objekti dhe dentifikon njerëzit sipas madhësisë dhe rrobave. Këto të dhëna i lejojnë atij të planifikojë dhe parashikojë lëvizjet, përveç njohjes së limiteve të manovrimit në një zonë të caktuar, shkruan atsh.

Sistemi i kontrollit pastaj merr të gjithë informacionin për të realizuar planin e fluturimit në kohë reale. Lëviz në një autonomi të plotë në distancë prej 3 deri në 9 metra nga subjekti, ose 90 metra larg në varësi të fuqisë së sinjalit Wi-fi.

Ai është testuar në pjesë të ndryshme të botës, në lartësi të ndryshme, me dëborë, erë dhe temperatura ekstreme. Të parët që e blenë atë ishin atletë dhe fanatikë të sporteve në natyrë, por edhe artistë.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...