Nesër në Prokurorinë Speciale në Prishtinë dorëzohen 10 padi ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit me seli në Gjakovë, nesër do të dorëzojë dhjetë (10) padi në Prokurorinë Speciale të Kosovës ndaj serbëve të dyshuar për krime lufte.

Në këto dhjetë padi bëhet fjalë për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe shkatërrim të pasurisë.

“Iu njoftojmë se nesër me datë 15 mars 2019, Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999, nesër do të dorëzojë kontingjentin e dhjetë (10) padive të bëra nga qytetarët e kësaj Komune, ndaj krimineleve serbë të dyshuar për krime lufte”, thuhet në njoftimin e dërguar për media, raporton Gazeta Express.

Dorëzimi i padive do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë në orën 13:00.

“Ky kontingjent do të dorëzohet me 10 padi për vrasje, kidnapime, plaçkitje dhe djegie të pasurive. Dorëzimi i padive  do të bëhet në Prokurorinë Speciale në Prishtinë- Departamenti për Krime Lufte, në ora 13:00”, përfundon njoftimi./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...