Nëse sqetullat dimrit ju kruhen shumë – ndoshta është fjala për këtë infeksion të pakëndshëm

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Djersitja është proces natyral i cili është i mirë për trupin tonë, mirëpo të kruarit na krijon situatë të pakëndshme dhe nervozë

Jemi mësuar të përdorim dezodorant dhe antiperspirant për ta penguar erën e tmerrshme të djersës nën sqetulla dhe të zvogëlojmë djersitjen, mirëpo problem shumë më të madh dhe më të pakëndshëm paraqet të kruarit, transmeton Telegrafi.

Mënyra në të cilën do ta trajtoni këtë, varet nga shkaktarët.

Një ndër më të shpeshtët janë kimikatet të cilat gjenden në sapunë, në detergjente për rroba dhe në makinë për tharje të rrobave. Ato irritojnë lëkurën e cila për shkak të rrojës pësojnë shumë mikro-lëndime.

Nëse ky është shkaktari, problemi do të zgjidhet duke i hedhur nga përdorimi mjetet të cilat përmbajnë shtojcë parfumi.

Mirëpo, ndoshta është fjala edhe për infeksione kërpudhore. Simptoma është të kruarit e cila përhapet edhe në zonat përreth nënsqetullave.

Për të zgjidhur problemin, përdorni kremin kundër kërpudhave të cilën do e keni blini për trajtimin e infeksioneve vagjinale dhe nëse nuk shërohet për pesë ditë patjetër shkoni te dermatologu, sepse ndoshta keni nevojë për antibiotikë.

Gjatë ditëve të ftohta shkaktar i shfaqjes së të kruarit është djersa e cila na lag kur hymë në ndonjë lokal të ngrohtë të veshur trashë sepse jashtë bën ftohtë.

Disa shtresa rrobash janë të domosdoshme në mënyrë që të ngrohemi, mirëpo sa më shumë shtresa do të ketë më shumë djersitje kur gjendemi në lokal të ngrohtë. E gjithë djersa mbetet e mbërthyer në rroba dhe për shkak të pamundësisë së lëkurës që të marrë frymë mund të shfaqet të kruarit.

Prandaj përdorni antiperspirant në mënyrë që të mbani djersitjen nën kontroll dhe në mënyrë që nënsqetulla juaj të jetë e kuruar.

Mos përdorni deodorant të zakonshëm, sepse ai vetëm mund ta përkeqësojë situatën. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...