Nëse shpesh keni shije të hidhët apo të thartë në gojë – ndoshta është fjala për llojin më të rrezikshëm të kancerit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci 24 orë pas bllokimit në kufi me...

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka reaguar lidhur me situatën e fundit të krijuar nga...

Kushtoni kujdes sinjaleve të cilat jua dërgon trupi juaj, sepse mund të pengoni sëmundjet e rrezikshme

Nëse shija e hidhët apo e thartë në gojë zgjat një kohë të gjatë, atëherë ndoshta fjala është për atë që vuani nga sëmundje serioze dhe është koha e fundit që të shkoni te mjeku, transmeton Telegrafi.

Vetëm shqisa e shijes është shtuar për shkak të faktorëve shumë të ndryshëm, siç janë higjiena e gojës, ushqimi, goja e thatë apo shtatzënia.

Shija e këtillë në gojë quhet disgeuzi dhe mund të manifestohet në mënyra të ndryshme.

Njerëzit të cilët vuajnë nga ky çrregullim mund të kenë në gojë vazhdimisht ndjenjë të hidhët, shije metali, kripe apo athëtimi.

Kjo mund të rëndojë ndjenjën e gjërave të tjera, mirëpo edhe të çojë deri te problemet shumë serioze, si edhe te kanceri i trurit.

Qe se cilat komplikime mund të shfaqen nëse nuk shëroni me kohë shijen e hidhët apo të thartë në gojë.

Refluksi i lukthit

Refluksi gastroezofageal apo refluksi i thartë nuk është pasojë e drejtpërdrejtë e shijes së thartë në gojë. Mund të thuhet që këto dy gjendje në trup janë të lidhura reciprokisht si shkak-pasojë.

Në të vërtetë, kur thartira për shkak të refluksit kthehet në gabzherr dhe në gojë, atëherë mbetet shija e thartë. Mirëpo kur thartira tashmë krijohet në gojë, ne e përpijmë dhe ajo grumbullohet në lukth duke e kushtëzuar refluksin.

Infeksioni kërpudhor i gojës

Ambienti i hidhët dhe i thartë është i përshtatshëm për zhvillim të sëmundjeve kërpudhore. Kur njëherë sëmundjet e këtilla të zhvillohen, atëherë është shumë e vështirë të shërohen, sepse sëmundja shpesh kthehet.

Duhet përmendur që infeksionet kërpudhore i mbajnë gjatë këto shije të pakëndshme në gojë.

Sindroma e “shijes së pishës”

Kjo sindromë shfaqet me thithjen e aromës së drurëve të pishave apo të boçave të tyre dhe manifestohet si kombinim i shijes metalike, të hidhët dhe të thartë.

Nuk do të duhej të linte pasoja afatgjatë, mirëpo mund të shkaktojë shtim të thartirës në lukth, e cila pastaj shkakton gastritin, të thatin dhe sepisteminë.

Stresi dhe ankthi

Hormonet të cilat tajiten me rastin e shtimit të shqetësimit çojnë deri te krijimi i sasisë së madhe të thartirës në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore, pra edhe shija e pakëndshme në gojë. Mirëpo, fjala mund të jetë për diçka shumë më serioze, përkatësisht për çrregullimin e sistemit nervor.

Dëmtimi i sistemit nervor çon deri në epilepsi, sklerozë multiple, tumor në tru, facialis dhe demencë.

Kanceri i trurit

Tumoret në tru, siç është e ditur, përfshijnë shqisat tona. Ndër to është edhe shqisa e shijes, e cila kur dëmtohet, njerëzit mund të ndihen jo këndshëm një kohë të gjatë.

Është situatë e shpeshtë që njerëzit më parë vërejnë çrregullimin e shqisës së shijes, pra vetëm pastaj zbulohet tumori në tru, mirëpo atëherë në të shumtën e rasteve është vonë, sepse janë shumëzuar qelizat kancerogjene. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...