Nëse hiqet taksa, Kosova humbet kartën e vetme për kushtëzim të Serbisë!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para pak ditësh ka deklaruar se Kosova është e gatshme të heqë taksën ndaj importeve të produkteve nga Serbia dhe Bosnja, në rast se ekziston një rrugë e qartë drejtë arritjes së marrëveshjes me Serbinë. Ndonëse ndryshe deklaruan zyrtarët e delegacionit të Kosovës, të cilët këtë javë zhvilluan një takim në Bruksel me shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mugherini.

“Në takim është biseduar edhe çështja e taksës. Qëndrimi i Serbisë për heqjen e taksës është përmendur përsëri, por edhe ne i treguam qëndrimet tona në këtë çështje”, ka deklaruar Shpend Ahmeti, i cili edhe njëherë nënvizojë se qëndrimi mbetet i pandryshueshëm se taksa nuk hiqet.

 

 

Imer Mushkolaj, njohësi i zhvillimeve politike në vend për Indeksonline ka thënë se nëse hiqet taksa kundrejt produkteve serbe, Kosova humbet kartën e vetme që ka në dorë për kushtëzimin e Serbisë.

“Taksa edhe mund të pezullohet, siç thuhet, për t’i lënë vend vazhdimit të dialogut, por Kosova duhet ta ketë të qartë se në këtë mënyrë po e harxhon kartën e vetme që e ka në dorë për kushtëzimin e Serbisë. Presioni ndërkombëtar do të jetë i madh dhe institucionet kosovare nuk do të munden t’i bëjnë ballë”, ka thënë Mushkolaj.

Sipas tij, taksa do dëmton Serbinë ekonomikisht por edhe do të fuqizojnë ekonominë vendore, duke u favorizuar prodhuesit vendor.

“Vazhdimi i taksës nënkupton dëmtimin e Serbisë dhe, njëkohësisht, fuqizimin e prodhuesve vendorë. Taksa nuk është vendim ekonomik, por politik dhe si i tillë edhe duhet të trajtohet. Kosova duhet të ketë kujdes se në këmbim të cilave veprime të Serbisë do ta pezullojë ose heq taksën”, ka thënë Mushkolaj.

Por, analisti Ramush Tahiri mendon se të gjitha deklaratat e presidentit Thaçi nënkuptojnë se ai ka fuqinë të vendos apo heq komplet taksën.

“Presidenti Thaçi ka deklaruar se pikërisht ishte propozimi i zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj që taksa ndaj importimit të mallrave të importuara nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina të rritet dhjetë përqind ndërsa pikërisht kryeparlamentari Kadri Veseli kishte propozuar që taksa të rritet jo dhjetë por njëqind për qind. Me këtë deshi të thotë se e ka në dorë që këtë masë ta pezullojë ose ta heqë krejtësisht pasi që kjo qenka ideuar dhe projektuar nga partia PDK lider i se cilës ishte para se të bëhet President”, ka thënë ai për Indeksonline.

Ramush Tahiri ka theksuar se presioni i institucioneve të Bashkimin Evropian është i madh, nën arsyetimin se është kundër frymës së bashkëpunimit.

“E vërteta është se masa formalisht ishte propozuar si nismë zyrtare nga ministri i resorit, Endrit Shala dhe ishte votuar unanimisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës nga e cila janë dhënë edhe udhëzimet edhe masat e nevojshme përcjellëse si dhe është njoftuar CEFTA e edhe të gjitha vendet me të cilat ka bashkëpunim Kosova e veçanërisht janë njoftuar institucionet e Bashkimit Evropian që janë edhe ndërmjetëse në dialogun Kosovë -Serbi që po zhvillohet në Bruksel, e të cilat me ngulm po kërkojnë që kjo taks të hiqet sepse nuk po i kontribuon frymës së bashkëpunimit”, është shprehur Tahiri.

Sipas tij, heqja e taksës bëhet nga Qeveria e Kosovës, e cila vetëm se ka deklaruar që është taksë politike dhe jo ekonomike.

“Procedura e heqjes së taksës është e njëjtë me procedurën e marrjes dhe bëhet nga Qeveria e Republikës së Kosovës e cila deklaron se kjo masë është politike e jo ekonomike por që ka pasoja negative për Serbinë dhe pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj por që edhe forcon subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës si shtet”, ka thënë ai.

Se dialogu duhet të vazhdojë është shprehur edhe Tahiri, i cili ka theksuar se ashtu si Serbia me heqjen e taksës edhe ekipi negociator i Kosovës duhet të vendos kushtet e veta. Disa nga të cilat janë kthimi i dokumentacion apo edhe zbatimin e marrëveshjes së energjikes.

“Nga Serbia vazhdimi i dialogut me Kosovën kushtëzohet me heqjen e taksës si parakusht por Ekipi Negociata po thotë se Kosova nuk po e kushtëzon dialogun me kthimin e dokumentacionit kadastër dhe tjetër që është marrë nga Serbia e që është pronë e Kosovës e as me zbatimin e marrëveshjes së energjetikës e çështjet e tjera që Serbia i ka nënshkruar në Bruksel e nuk po i zbaton prandaj dialogu duhet të vazhdoj deri në arritjen e marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve”, ka përfunduar Tahiri./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Moti sot: Me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell

Moti sot parashihet të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me...