Në lumin sitnica në Lipjan nuk do të ketë më ujra të zeza

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Fillojnë punimet në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në shtratin e lumit Sitncia në Lipjan
Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka pritur Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, me të cilin kanë bërë hapjen e punimeve në ndërtimin e kolektorit të ujërave të zeza në shtatin e lumit Sitncia në Lipjan

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka thënë se ky projekt i cili kap vlerën e 1 milion eurove është i rëdësishëm për qytetarët e Lipjanit, shkruan Komuna e Lipjanit.
“Ky projekt është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët e Lipjanit sepse është çështje ambientale po ashtu është jashtëzakonisht i nevojshëm edhe kolektori për trajtimin e ujërave të zeza që të ndërtohet perreth shtratit të lumit Sitnica me një kontratë me vlerë rreth 1 milion eurosh I cili është financim tërësisht i Ministrisë së Planifikimit Hapësinor, është një nga investimeve më të mira të cilën e mirëpret Lipjani për shkak që deri tash Sitnica ka qenë ujëmbledhës i ujërave të zeza të kësaj pjese të territorit, njofton Komuna e Lipjanit.
Ndërsa, ministri Matoshi tha se me kryetarin Ahmeti u dakorduan edhe për tre projekte të tjera kapitale që kanë të bëjmë me rregullimin e shtretërve të lumenjëve në Komunën e Lipjanit e që janë në Magurë, Janjevë dhe Sllovi.
“Ministria e MMPH-së në vazhdën projekteve të infrastrukturës që i fillojmë në Lipjan me projektin e lumit Sitnica. Kemi kaluar problemet emergjente sfidat kryesore që kemi pas si vend . Me kryetarin Ahmeti u dakorduam edhe për 3 projekte të tjera kapitale që kanë të bëjmë me rregullimin e shtretërve në Komunën e e Lipjanit e që janë në Magurë, Jankevë dhe Sllovi. Tashmë kur nuk e kemi rreziku e vërshimeve ne do mundohemi ti largojmë ujërat e zeza që tani më grumbullohen në këtë kolektor”, u shpreh Matoshi, thuhet tutje.
Matoshi shtoi se bashkë me Qeverinë Gjermane dhe Zvicerane po punojnë edhe për projekte të tjera, në projektin e madh të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën dhe rajonin e saj që përfshinë edhe Lipjanit, këto probleme nuk janë vetëm të kryetarit Ahmeti por edhe të ministrisë sonë ka thënë ndër të tjera ministri Matoshi.

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...