Në konferencën gjermane për Islamin shërbehet mish derri

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

Ministria e Brendshme e Gjermanisë ka thënë se iu vjen keq që kanë shërbyer sallam derri në një konferencë të mbajtur në Berlin, ku për temë diskutimi ka qenë feja islame. Ministria deklaroi se përzgjedhja e ushqimit është bërë në bazë të përkatësisë së përzier fetare të pjesëmarrësve të konferencës, transmeton Gazeta Express.

Sidoqoftë, ata kanë kërkuar falje për këtë lëshim, në rast se dikush është ndier i fyer në aspektin fetar. Ngjarja është udhëhequr nga ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili në mars kishte deklaruar se Islami nuk i përket Gjermanisë. Sidoqoftë, mediet raportojnë se shumica e pjesëmarrësve në konferencë ishin myslimanë.

Sallami i shërbyer ishte i përbërë nga mishi i bluar, mishi i kryposur dhe gjaku i derrit. Ky veprim ka nxitur shumë reagime. Tuncay Ozdamar, gazetar gjerman me prejardhje turke, shkroi në llogarinë e tij në Twitter: “Çfarë mesazhi dëshiron të dërgojë ministri? Kemi nevojë për pak respekt për myslimanët që nuk e hanë mishin e derrit”. Në fillim të kësaj konference, ministri Seehofer tha se e dëshiron një islam gjerman. Sidoqoftë, gazetari Ozdamar tha se një qëndrim i tillë asnjëherë nuk do ta ketë mbështetjen e myslimanëve të Gjermanisë.

Në një deklaratë, ministria ka thënë se ka shërbyer 13 lloje të ushqimit, përfshirë ushqime të lejuara për myslimanët, ushqime vegjetariane dhe mish peshku. Raportohet se edhe në konferencën e parë për islamin në Gjermani, e cila ishte mbajtur në vitin 2006, zyrtarët kishin shpërndarë proshutë derri, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...