Ndryshojnë simbolet e Presidencës së Shqipërisë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

rtklive01301107201448

Presidenca do përdorë si flamur të institucionit të saj një flamur me ndryshime të dukshme nga ai që përdoret në stemën e Republikës. Kreu i shtetit Bujar Nishani ka miratuar simbolet e institucionit te presidentit për flamurin që do përdorë ky institucion, logon dhe dekoratën “Nënë Tereza”.

 

Për shpalljen e fituesit të simboleve të Presidencës u zhvillua dhe konkursi përkatës ku në përfundim u miratuan punimet e autorit Ylli Beqiri.

Selia e Presidencës do përdorë flamurin qe shihet në këtë foto i cili ka ndryshime e dukshme nga flamuri Kombëtar në stemën e Republikës. Në faqen e Presidencës thuhet se është pranuar një prej simboleve me të lashtë të përdorur nga prijësit shqiptarë ku përkrenarja e Skënderbeut është vendosur mbi shqiponjë drejt dhe jo siç është në stemën e Republikës me pozicion majtas.

Por në argumentin e Presidencës ky pozicion është zgjedhur i tillë për të simbolizuar paanshmërinë dhe vendosmëri në përfaqësimin e unitetit kombëtar. Ndryshime ka pësuar dhe shqiponja si dhe gjethet e dushkut. Shqiponja e zgjedhur në flamurin e Presidencës ka ndryshime të dukshme me shqiponjën që përdoret si simbol i flamurit tonë kombëtar në të gj itha protokollet shtetërore zyrtare. Ne flamurin e Presidencës janë futur si elemente shtese gjethet e dushkut por që në argumentin zyrtar të Presidencës thuhet se këto janë përdorur nga mbreti Gent i Ilirëve dhe përfaqësojnë jetëgjatësinë, forcën dhe dinjitetin.

Logo e Presidencës do jetë kjo që paraqitet në këtë foto ku simbolet kryesore do jenë sërish shqiponja, përkrenarja dhe kurora e dushkut të njëjtat si në flamurin presidencial. Në dekoratën “Nene Tereza” në qendër është portreti i shenjtores së madhe shqiptare , ku teksti brenda saj është kaligrafi origjinale e Nënë Terezës, dhe degët e ullirit poshtë saj simbolizojnë dëshirën për paqe. Ngjyra e medaljes do të jetë ajo e floririt të bardhe apo argjendit. Ndërsa forma e medaljes do të jetë katrore. /rtklive.com/

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...