Ndodh edhe kjo: Flamujt e Kosovës dhe Serbisë në një shtyllë midis Bosnjës e Hercegovinës

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Çuditërisht organizatori i Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019, ka zgjedhur t’i vendosë në një shtyllë, pranë njëri-tjetrit, flamujt e Kosovës dhe Serbisë.

Kosova është duke u përfaqësuar nga dy skitare, Klea Vrella dhe Elba Kokaj, në Festivalin Olimpik që është duke u mbajtur në Bosnje dhe Hercegovinë, shtetin që nuk e njeh Kosovën si ta pavarur, shkruan Gazeta Express.

Por, kjo nuk ka mundur ta parandalojë valëvitjen e flamurit kosovar në Sarajevë.

Megjithatë, ajo çfarë çudit më shumë është se flamuri i Kosovës është vendosur pranë atij të Serbisë, siç shihet edhe një fotografi publikuar në rrjetet sociale nga zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi.

Dy skitaret kosovare , Klea Vrella dhe Elba Kokaj, i kanë përfunduar sot garat në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), Sarajeva dhe Sarajeva Lindore 2019. Ato garuan në sllallom të madh dhe zunë vendet 71 dhe 72, përkatësisht.

Klea zuri vendin e 71, me kohë 3:22.27 sekonda nga të dy lëshimet, ndërsa Elba të 72-tin me kohë 3:24.77 sekonda nga të dy lëshimet në sllallom të madh në garat e mbajtura në Qendrën Skitare të Jahorinës në Sarajevë.

Në total 101 garuese morën pjesë në garën e sllallomit të madh, ndërsa 29 prej tyre dolën nga shtegu ose u diskualifikuan duke mos qenë në gjendje ta mbarojnë garën. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...