Ndiheni të lodhur? Shprehitë e thjeshta që ju mbushin energji

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ambasada amerikane bën thirrje: Dhuna në familje është krim, mos duroni!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë thirrje që të...

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Ndonjëherë, trupat tonë mund të jenë frustues.

Energjia fizike është diçka që u mungon shumë njerëzve. Me kohën, problemet familjare apo ato profesionale mund të na i tjerrin të gjitha rezervat e energjisë që i kemi, transmeton Telegrafi.

Fatmirësisht, pavarësisht se çfarë është duke ju bërë të ndiheni të lodhur së fundmi, ka shumë gjëra që mund t’i bëni për ta përmirësuar situatën.

Më poshtë i keni disa shprehi të thjeshta që mund t’i përvetësoni për t’u mbushur me energji.

Pini mjaftueshëm ujë

Konsumimi i sasive të rekomanduara ditore të ujit është diçka që vërtet jua rritë energjinë. Por, të bëhemi të sinqertë… a jeni duke e bërë këtë?

Problemi është se shumë lehtë mund të harrojmë ë pimë ujë. Ne kemi miliona gjëra tjera që duhet mbajtur mend, andaj si mund ta mbani mend se duhet t’i pini tetë ose më shumë gota ujë çdo ditë?

Një prej zgjidhjeve mund të jetë ta blini një shishe të cilën e përdorni ekskluzivisht për ujë dhe e mbani me vete çdo ditë.

Hani fara chia

Në shumë mënyra, kur është fjala për ta mbajtur trupin të balancuar, farat chia janë ushqimi i përsosur.

Këto fara kanë sasi të ulëta të karbohidrateve, ndërkaq një sasi të balancuar të proteinës, yndyrave të mira dhe fibrave. Ky balancim ideal do të thotë se farat e tilla ju ndihmojnë ta mbani sheqerin në gjak të balancuar.

Ka shumë mënyra se si mund t’i konsumoni farat chia, por ju mund ta provoni kombinimin ujë-chia dhe kështu e keni më lehtë.

Krijojeni një ritual të shkurtë të natës

Përmirësimi i kualitetit të gjumit është një prej gjërave më të lehta dhe më të mira që mund ta bëni për t’u mbushur energji sepse jua mbështet sistemin primar që merret me energjinë.

Për ta përmirësuar kualitetin e gjumit, ju mund ta adaptoni një shprehi të thjeshtë dhe të lehtë që jua ndihmon mendjen dhe trupin të relaksohen pas një dite të gjatë.

Ja disa ide:
– Provoni meditimin
– Provoni vizatimin
– Leximin e librave (rekomandohet zhanri trillim, pasi që ju mundëson të ‘humbni’ në një botë tjetër)

Filloni t’i llogaritni sasitë e karbohidrateve që i konsumoni

Karbohidratet janë të rëndësishme sepse janë mënyra primare se si e furnizojmë me energji trupin. Kur konsumojnë karbohidrate, trupi i konverton ato në sheqer, e pastaj përdoren për energji.

Sidoqoftë, sasitë e shumta të karbohidrateve e nxisin trupin ta ruaj sheqerin e tepërt, i cili eventualisht shndërrohet në yndyrë. Kjo ndikon që të ndihemi më të lodhur se zakonisht.

Për ta luftuar këtë, filloni të ruheni më shumë sa i përket sasive të karbohidrateve që i konsumoni. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...