Mourinho, pasi Zidane u zgjodh trajner i Realit: Kjo është gjëja më e përsosur për mua

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...

Jose Mourinho e ka përshkruar kthimin e Zinedine Zidane në pozitën e trajnerit të Real Madridit si gjënë më të përsosur për të tri palët, madje edhe për portugezin, i cili ishte njëri ndër emrat e përfolur për ta marrë këtë pozitë.

Mourinho e kishte stërvitur skuadrën e Real Madridit mes viteve 2010 dhe 2013. Mediat spanjolle kishin raportuar se ai mund të kthehet në Santiago Bernabeu për ta zëvendësuar Santiago Solarin, i cili u shkarkua pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Portugezi, i cili ishte shkarkuar nga Manchester Unitedi më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ia ka dhënë mbështetjen e tij Zidanit dhe ka thënë se ai do ta dëshmojë sa i mirë është.

“Mendoj se është e përsosur për shkak të gjërave fantastike që ai i ka bërë gjatë viteve të fundit. Është e përsosur për mua, e përsosur për Madridin dhe e përsosur për Zidanin”, ka thënë Mourinho.

“Mendoj se është mundësia më e mrekullueshme që ai mund ta ketë për ta dëshmuar sa i mirë është, veçanërisht tani me një projekt të ri. Mendoj se ai është i mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...