Mjafton të ecni më pak se 30 minuta në ditë për t’i shmangur sëmundjet vdekjeprurëse

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Ecja për më pak se 30 minuta në ditë ndihmon në parandalimin e sëmundjeve vdekjeprurëse si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, dhe rrjedhimisht e redukton rrezikun për vdekje të parakohshme.

Këtë e ka konstatuar një studim i përmasave të mëdha, që ka zbuluar se edhe ushtrimet modeste në baza të rregullta ditore e reduktojnë dukshëm rrezikun për vdekje të parakohshme deri në 20 për qind, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ecja e rregullt – edhe kur nuk i përmbushni nivelet minimale të rekomanduara nga ekspertët – prapëseprapë ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve vdekjeprurëse krahas atyre të cilët janë krejtësisht joaktivë.

Sipas zbulimeve të publikuara në internet nga ‘American Journal of Preventive Medicine’, ecja për vetëm dy orë e gjysmë në javë ndërlidhet me një reduktim prej 20 për qind të rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Ekspertët e vlerësojnë ecjen si ushtrim të përsosur, sepse ecja është e thjeshtë, e lehtë, falas dhe nuk kërkon ndonjë pajisje të veçantë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...