Ministrat britanikë thirrje May-t: Mos kërcëno me Brexit pa marrëveshje

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...
Katër nga ministrat e lartë të qeverisë britanike të drejtuar nga Theresa May, i kanë kërkuar asaj të ndalë përdorimin e kërcënimit me një Brexit pa marrëveshje, në negociatat e divorcit me Bashkimin Evropian, njoftoi të hënën gazeta The Guardian.

Ministri i drejtësisë David Gauke, ministri i pensioneve Amber Rudd, ministri i biznesit Greg Clark dhe ministri i Skocisë David Mundell, e bënë kërkesën në një takim të hënën, përpara vizitës së pritshme të May në Bruksel, për bisedime të mëtejshme.

Kryeministrja britanike dhe Bashkimi Europian arritën një marrëveshje në muajin Nëntor të vitit të kaluar, por drafti u rrëzua nga parlamenti britanik, që kundërshtoi ashpër çështjen e “back stop”-it irlandez, transmeton tch.

May ka marrë një tjetër votëbesim nga qeveria britanike, por këtë herë me kërkesën për të rinegociuar marrëveshjen e Brexit-it, ndërsa palët janë në luftë me kohën, pasi Britania duhet të lërë BE-në më 29 Mars.

Kryeministrja britanike ishte para disa ditësh në Bruksel, duke u parashtruar kërkesën e saj për ndryshim të marrëveshjes, liderëve të unionit europian, por do të rikthehet atje sërish të mërkurën.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...