Magnezi e trajton depresionin më mirë se antidepresantët

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Dhunë fizike, psikike, kanosje e përdorim i armës, 12 raste të dhunës në familje në Kosovë në 24 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar për 12 raste të dhunës në familje në 24...

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Për momentin në botë janë rreth 350 milionë njerëz të cilët vuajnë nga ndonjë formë e depresionit. Kjo i bie 5% e popullsisë së botës.

Duke marrë parasysh se kjo sëmundje po bëhet diagnozë më e zakonshme çdo ditë, duhet të ekzistojnë alternative për përshkrimet e zakonshme me antidepresant, transmeton Telegrafi.

Antidepresantët kanë efekt dhe mund të ndikojnë mirë, por mund të lirojnë edhe toksina në trup që krijojnë varshmëri, probleme më të këqija shëndetësore, si dhe sëmundje tjera mendore.

Depresioni shpeshherë shkaktohet nga mosbalancimi i kimikaleve në tru. Medikamentet kundër depresionit mund t’i shërojnë këto mosbalancime, por zakonisht lënë edhe efekte anësore si marramendja, shtimi i peshës, pagjumësia, shikimi i dobët, etj.

Një opsion i ri së fundmi ka debutuar në botën mjekësore. Një medikament natyral i cili mund të ndihmojë ta trajtojë depresionin po aq mirë, nëse jo më mirë sesa medikamentet e mëhershme të depresionit. Ky ilaç i ri mrekullibërës është magnezi.

Magnezi është mineral që i nevojitet trupit dhe studimet e fundit kanë treguar se 248 miligramë magnez në ditë mund të shpijnë në largimin e simptomave depresive.

Ndonëse ilaçet kundër depresionit mund të kenë çmime të shtrenjta, një gjë e mahnitshme për këtë zbulim të fundit është se kushton shumë pak dhe nuk ka efekte anësore.

Ka shumë ushqime që natyralist përmbajnë magnez, si spinaqi, farat e kungullit, çokollata e zezë dhe bajamet. Secila prej këtyre ka të paktën 75 miligramë magnez. Ose, nëse nuk keni mundësi ta merrni magnezin nga ushqimi, ju mund ta merrni në formë suplementi çdo ditë.

Përveç se e përmirësoni shëndetin mendor duke marrë magnez çdo ditë, ju e përmirësoni edhe shëndetin fizik. Magnezi është i mirë për shëndetin e trurit, shëndetin e veshkave dhe shëndetin kardiovaskular. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...