Lutfi Haziri shpall kandidaturën për kryetar të LDK’së

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

E bën me shkumë dhe i hedh ujë nga vaska – Egla Ceno shpërthen ndaj Meriton Mjekiqit

Po vazhdon akoma përplasja në mes të Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos. Banorët e Big...

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se këpucët e Ibrahim Rugovës në LDK nuk i bëhen askujt.

Haziri, ka thënë se LDK-në duhet ta marr një ekip i cili do ta drejtojë partinë në dhjetë vitet e ardhshme dhe ta sjellë atë në pushtet pas 12 viteve.

“Ekipi a i ka 25 veta si kryesi apo 100 veta si Këshill i Përgjithshëm, apo ndoshta edhe 400 veta si Kuvend, kjo është çështje që duhet të diskutohet”.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ai do të punojë deri në momentin e fundit para mbajtjes së zgjedhjeve në LDK, për një marrëveshje politike.

“Në marrëveshje dua të trajtohen të gjithë të barabartë. A janë 15, 20 apo 30 veta të gjithë duhet trajtuar barabartë. Nuk e favorizoj vetëm meritokracinë, sepse nëse flitet për meritoraci janë disa emra që duhet favorizuar dhe disa tjerë përjashtuar. Mendoj se nëse bëhet kusht meritokracia LDK do të dëmtohet” , ka treguar Haziri në RTV Dukagjini.

Haziri ka thënë se nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje politike për të drejtuar LDK-në, ai do ta shpallë kandidaturën për kryetar të LDK-së.

“Besoj shumë që marrëveshja politike është mjeti i vetëm që LDK ka. Jam për marrëveshje, por nëse nuk ka marrëveshje unë kandidojë”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri./

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Demonstratat e vitit 1989, simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të vitit 1989, në 35 vjetorin e...

Mot me shi, temperaturat shënojnë rritje

Për të enjten në Kosovë parashikohet fillimisht të kemi parakalimin e sistemit frontal gjatë orëve të...

Policia në kërkim të dyshuarve për vrasjen mbrëmë, publikon emrat dhe fotografitë e tyre

Policia e Kosovës është në kërkim të personave të dyshuar Ahmet (Ali) Berisha dhe...