Librat e rekomanduar nga shkrimtarët botërorë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...

Ramiz Qeriqi thotë se gjatë kohës së luftës i ka raportuar Fatmir Limajt dhe jo Rexhep Selimit

(Përditësuar, ora 13:11)- Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës kur ka...
00_12_14052049331524326677
Gazeta britanike “The Guardian” ka kërkuar nga disa shkrimtarë që të ndajnë me lexuesit titujt e preferuar të tyre për këtë verë.
Autorja e romanit “Purple Hibiscus” dhe “Half of a Yellow Sun”, nigeriania Chimamanda Ngozi Adichie e ka rekomanduar romanin e Akhil Sharmas “Family Life” por edhe romanin e parë të Yejide Kilankos “Daughters Who Walk This Path” ngjarja e të cilit zhvillohet në Nigerinë perëndimore që në shikim të parë duket sikur bën fjalë për rritjen e njeriut por që në fakt është rrëfim për tabutë në shoqëri, sexit dhe familjes.Nick Hornby ka përpiluar një listë në të cilën janë romanet e Nicholson Baker, “The Anthologist” dhe “Travelling Sprinkler”, ngase, sipas tij janë të mrekullueshëm, spirituozë, nuk të lënë indiferent, të informojnë dhe janë të paparashikueshëm. Në listë është edhe “Love Goes to Buildings on Fire” i Will Hermes, për muzikën e Nju Jorkut gjatë periudhës 1973-1977.Shkrimtarja e librave “Moon Tiger”, “The Photograph”, Penelope Lively, ka veçuar “Road Ends”, një tregim provokativ për një komunitet të largët kanadez e shkruar nga pena e Mary Lawson, “To The River” të Olivia Lain dhe “Coald Earth” të Sarah Moss – një përzierje briliante e arkeologjisë dhe konflikteve të personalitetit.

E shpërblyera e shumëfishtë, shkrimtarja Hilary Mantel ka rekomanduar librat “Kingmaker: Winter Pilgrims” të Toby Clementsit të cilin e ka përshkruar si “luftën e froneve – por të vërtetë”, “How to Ruin a Queen” të Jonathan Beckmanit për aferën e qafores me diamante e cila ndoshta ka trasuar rrugën e Marija Antonetës drejt gijotinës dhe “How to Make a Human Being” të Christopher Potter, një studim për natyrën njerëzore.

Philip Pullman, autor i romanit “His Dark Materials” ka veçuar “Meadowland: The Private Life of an English Field” të John Lewis-Stempel, “The Emperor Waltz” të Philip Hensher dhe “Buddenbrooks” të Thpmas Mannit.

Autorja e librave kriminalistikë Ruth Rendell ka veçuar “Apple Tree Yard” të Louise Doughty, “Elizabeth Is Missing” të Emma Healey, “Never Mind” të Edward St Aubyn, derisa Colm Tóibín ka thënë se aktualisht është duke e lexuar “Vivid Faces” të Roy Foster, një libër për kryengritjen irlandeze të vitit 1916. / Rajonipress.com/

 

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...