Legjenda e Liverpoolit: Messi është më i miri i të gjitha kohëve, jo Ronaldo

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Ish-qendërmbrojtësi legjendar i Liverpoolit, Jamie Carragher, beson se Lionel Messi i Barcelonës është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve, e jo Cristiano Ronaldo i Juventusit.

Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madridit. Cristiano Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2.

Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

Ky ishte het-triku i tetë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për Ronaldon, mirëpo kjo gjë nuk mjaftoi që ai ta mbante vëmendjen e mediave për më shumë se 24 orë, pasi që vetëm 24 orë më vonë, Lionel Messi shkëlqeu për Barcelonën, shkruan Gazeta Express.

Argjentinasi i shënoi dy gola dhe i asistoi dy të tjerë në fitoren me rezultat 5:1 ndaj Lyonit, duke ia siguruar po ashtu kualifikimin në çerekfinale të këtij sezoni skuadrës së tij.

Këto dy paraqitje e kthyen përsëri debatin se cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve: Messi apo Ronaldo? Sipas Carragherit, epërsinë e ka argjentinasi i Barcelonës, ndërsa Ronaldon e konsideron golashënuesin më të mirë të të gjitha kohëve.

“Ronaldo dhe Messi, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve dhe lojtari më i mirë i të gjitha kohëve, nuk treguan asnjë shenjë se po dorëzohen në garën evropiane. Paraqitjet e tyre individuale në mesjavë e dëshmuan se ata kanë aftësi dhe motivim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Carragher. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...