Historiku

Themelimi i një gazete WEB në Lipjan ishte më se i nevojshëm për qytetarët e këtij vendi.

Nevoja për tu informuar rreth ndodhive të ndryshme në rajon e më gjerë ,mungesa e informimit çuan deri në krijimin e portalit LipjaniNews.
Portali Informativ LipjaniNews është themeluar qysh me 23.06.2014 dhe tashmë po bëhen 5 vite që nga krijimi i tij.
Që nga data e lartpërmendur e themelimit portali vazhdimisht ofroi informacione të ndryshme të cilat ishin në interes për publikun, duke fituar lexues të shumtë të cilët akoma i qëndrojnë besnikë këtij portali.

Në fillim LipjaniNews startoi vetëm me rrjetin Social Facebook, menjëherë pas dy muajsh LipjaniNews kaloi në Web portal www.LipjaniNews.com, me një dizajn më ndryshe se tani, web portal ky që mori një hov të madh në Komunën e Lipjanit, si nga numri i vizitorëve si nga krijimi i opinionit, duke u bërë kështu lider në krijimin e opinionit në komunen e Lipjanit.
LipjaniNews tashmë numëron vizitorë të shumë, brenda një dite mbi 100.000 mijë persona vizitojnë portalin Informativ.
Të gjitha këto u arritën në saj të themeluesit Besart Troshupa.

Fillimi i LipjaniNews ishte më tepër sesa sfidues. Kështu,duhej gjetur stafi profesional i gazetës. Duhej kërkuar njerëz profesionalë që jetonin dhe vepronin në komunën e Lipjanit.

LipjaniNews kishte nevojë t’i jepnin shpirt dhe frymë kombëtare fjalës së lirë shqipe në Lipjan.
Kishte reagime nga më të ndryshmet. Të shumtat ishin pozitive. Por kishte edhe përpjekje për ndërskamëza e prapaskena.
Por editori Troshupa ishte i vendosur që të realizonte idenë e tij për një Web në Lipjan, pavarësisht nga sfidat politike e materiale që i kishte përballë, dhe që vazhdojnë akoma të jenë të pranishme.

Sikurse çdo media pa marr parasysh mënyrën e paraqitjes ,para një audience duhet të përmbaj kodin etikë të cilin nuk duhet harruar asnjëherë gjatë publikimit të ndonjë lajmi,i tillë konsiderohet edhe portali LipjaniNews.
Madje karakterizohet për seriozitet gjatë publikimit të lajmeve.

Po ashtu kur jemi tek etika, portali mbështetet në atë se : Vetërregullimi i medias është një përpjekje e përbashkët nga profesionistët për të hartuar udhëzime editoriale vullnetare dhe për t’ju përmbajtur këtyre udhëzimeve gjatë një procesi i cili do të jetë i hapur ndaj publikut.
Duke vepruar në këtë mënyrë, LipjaniNews si media e pavarur i pranon përgjegjësitë e veta në lidhje me cilësinë e debatit publik në vend, duke ruajtur plotësisht autonominë e saj editoriale në formësimin e tij.
“Jemi të vetmit” njihet si motoja e këtij portali.
Njoftimi i parë ishte me datën 23. 06. 2014 ku pati mbi 4000 mijë komente dhe numëroi 18.478 vizitor, ishte njoftimi i parë në Lipjan.
“Pas sukseseve që po shënon faqja Lipjani News, ekipi ynë po e rrit veprimtarinë duke u pasuruar edhe me një PORTAL. Ku qytetarët ,veçanërisht ata të cilët ndjekin këtë portal kanë rastin të njoftohen shpejtë dhe saktë.
“JEMI TË VETMIT”

Portali do të jetë : www.LipjaniNews.com”, tashmë postimet e LipajniNews po shfaqën 24/h edhe në Facebook-un zyrtar të cilën numëron mbi 21.000 pëlqime.

Që nga atëherë LipjaniNews numëron shumë bashkëpunime me portalet më të mëdha në Kosovë si, GazetaExpress, InfoDirekt, Telegrafi, RevistaKosovarja, KosovaLive, FlleshInfo, infoKomuna, RajoniPress, Insajderi, Sakte.net etj.
Lipjaninews.com, së shpejti do të vijë tek ju edhe me risi të reja, ku ndër to do të jetë edhe versioni me aplikacion për telefona mobil.

www.LipjaniNews.com