Kreu i LDK-së e quan vendim popullist taksën për produktet serbe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke folur për letrën që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka dërguar institucioneve të Kosovës, theksoi se thirrja e presidentit Trump drejt institucioneve të Kosovës nuk po përfillet nga Qeveria e Kosovës.

Kësisoj, Mustafa tha se vendosja e masës për taksën 100% për Serbinë, është veprim popullist nga ana e kryeministrit, Haradinaj.

“Me letrën e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, kemi pas një paralajmërim të një angazhimi të veçantë të SHBA-ve, shtet ky në të cilën ne besojmë shumë dhe e kemi përshëndetur si të tillë. Por, për ne është e paarsyeshme që me marrjen e kësaj letre, qeveria për arsye të veta më shumë populliste i shton masat e taksës 100% në vend që të ketë konsideratë ndaj një presidenti që vjen nga shteti mik. Ne konsiderojmë që institucionet duhet ta marrin përgjegjësinë për dialogun”, theksoi kreu i LDK-së në një konferencë për media.

Ndërkohë ai ripërsëriti thirrjet e tij ndaj Qeverisë së Kosovës, që të marr përsipër udhëheqjen e dialogut, pasi një detyrë e tillë sipas tij i takon Qeverisë.
“Dialogu sipas LDK-së i takon qeverisë dhe kreut të saj dhe asnjë ekipi apo grupi”, tha Mustafa./zeri/

 

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...