Krasniqi garanton përkrahje për Bibliotekën Kombëtare

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rafuna: Problem të zhvillohet biznesi te ne, flitet për sulme nga Serbia çdo ditë

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë në “Pressing” të...

Delegati apostolik vjen në Prishtinë, Presidentja e falënderon që Kosovës iu lejua prania e përhershme në Vatikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë...

20140710145616166600

Ministri i Kulturës Memli Krasniqi gjatë takimit me drejtorin e ri të BKUK-së Bedri Zyberajn është shprehur se procesi i zhvillimit të mëtejmë të BKK-së duhet të jetë me trendet botërore dhe të ofrohet sa më shumë me lexuesin dhe publikun. Ndërsa kreu i këtij institucioni Zyberaj tha se do ta thellojë dhe shtojë bashkëpunimin me institucione bibliotekare.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim njohës drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bedri Zyberaj, me të cilin kanë diskutuar për organizimin dhe mbarëvajtjen e punës së BKK-së.

Duke i uruar për detyrën, Ministri Krasniqi i ka ofruar mbështetjen e plotë drejtorit Zyberaj në mënyrë që BKK-ja të ketë menaxhim sa më efikas, dhe përmes punës së saj, të sensibilizohet lexuesi dhe të rritet dëshira për librin. Ai ka përgëzuar menaxhmentin për punën e deritashme që është bërë në BKK.
“MKRS-ja garanton se do të jetë gjithnjë në përkrahje të menaxhmentit Bibliotekës Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’, duke qenë lehtësues në mbarëvajtjen dhe krijimin e kushteve më të mira për punë”, ka thënë ministri Krasniqi, njofton zyra për informim e MKRS-së.

Ministri, po ashtu është shprehur se procesi i zhvillimit të mëtejmë të BKK-së duhet të jetë me trendet botërore dhe të ofrohet sa më shumë me lexuesin dhe publikun.

Ndërkaq, drejtori i BKK-së, Bedri Zyberaj, ka falënderuar ministrin për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar për bibliotekën. Ai e informoi ministrin për punën që është bërë deri më tani në BKK dhe për planet që ka ai në të ardhmen për ta dërguar bibliotekën dhe librin sa më afër lexuesit.

Gjithashtu, Zyberaj tha se do të thellojë dhe shtojë bashkëpunimin me institucione bibliotekare.MKRS-ja në programin e saj ka përkrahjen e botimit të librit, blerjen dhe shpërndarjen e tij nëpër bibliotekat komunale.
Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” është ndarë vitin e kaluar nga ajo Universitare me nënshkrimin e memorandumit e cila në bazë të Ligjit për Bibliotekat është institucion i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

ORENDI hap konkurs pune

A je marakli dhe të pelqen të punoni me dru? Fabrika Orendi , është vendi...

Nesër nga ora 13:00 do të bëhet varrimi i të riut Gëzim Rizani

Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan ka njoftuar se varrimi i të riut Gëzim...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Shtatë rastë të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në...