Klopp i thotë Mourinhos: Nuk duhet gjykuar vetëm në trofe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp iu është përgjigjur komentit të Jose Mourinhos për titujt.

Përpara takimit të së dielës mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit në “Anfield”, Mourinho tha se “titujt kanë rëndësi”, ku Klopp ende nuk ka sjellë një të tillë që nga ardhja e tij në tetor të vitit 2015, transmeton Gazeta Express.

“Nëse njerëzit thonë se rrugëtimi ynë në Ligën e Kampionëve në stinorin e kaluar nuk ka qenë i suksesshëm sepse nuk fituam në finale, atëherë unë nuk mund ta ndryshoj këtë. A ishte më i suksesshmi? Jo, por rrugëtimi ishte brilant. E kam shijuar shumë”, ka thënë Klopp.

Mirëpo trajneri gjerman, i cili i ka humbur tri finale gjatë kohës së tij në “Anfield”, ka thënë se duhet të konsiderohet diçka më shumë se titujt.

“A duhet? A duhet të fitoj? Kjo është ajo që njerëzit mbajnë mend mirëpo ajo çfarë unë duhet të bëj është të nxjerri më të mirën nga ajo që ma ka ofruar klubi, kjo është ajo që besoj unë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...