Kina kërcënon operacionet detare të SHBA-së me raketa balistike

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Kina ka deklaruar se ka vënë në gjendje gatishmërie raketa që mund të shkatërrojnë anije të mesme dhe të mëdha pas zhvillimit të operacioneve detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës afër ishujve të kontestuar në Detin Jugor të Kinës.

Besohet se ushtria kineze i ka vendosur raketat balistike të tipit “DF-26” në pjesën veri-perëndimore të vendit. Ky veprim vjen disa ditë pas lundrimit të luftanijes amerikane “MCCampbell” pranë ishujve të kontestuar. Këto raketa mund ta godasin cakun në largësi prej 5400 kilometrash me koka bërthamore.

Deti Jugor i Kinës ka qenë arenë e tensioneve gjatë viteve të fundit. Kina pretendon se rreth 80 për qind e kësaj sipërfaqeje ujore i takon asaj, ndërsa shumë shtete të Azisë juglindore deklarojnë se kanë hise në këtë rajon. Kina i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se kanë hyrë pa leje në ujërat territoriale të këtij shteti.

“SHBAja i ka shkelur ligjet kineze dhe ligjet ndërkombëtare, duke e rrezikuar sovranitetin e Kinës, sigurinë dhe paqen rajonale. Kina do t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta mbrojtur sovranitetin e shtetit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kinës, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...