Kina fillon planet për rrjetin 6G

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohen tre persona për veprat penale me narkotikë, sekuestrohen 34 mijë euro, armë e drogë

Policia e Kosovës në dy raste të ndara ka kryer kontrolle dhe arrestuar tre...

Aivo Orav shef i ardhshëm i Zyrës së BE’së në Kosovë

Aivo Orav, i cili aktualisht shërben si ambasador i Bashkimit Evropian në Estoni, është...

Përderisa kompanitë kërkojnë të fillojnë 5G vitin e ardhshëm, Kina planifikon të fillojë punën në 6G. Su Xin, kreu i grupit punues IMT-2020 të Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës, tha se një studim konceptual ka filluar tashmë dhe se puna kërkimore dhe zhvillimore duhet të fillojë në vitin 2020 përpara një lansimi komercial në vitin 2030.

Ka pasur informata nga kompanitë si EE se do të nisin një ruter 5G për shtëpi në vend të metodave tradicionale për shkak të shpejtësive të mëdha që janë të mundshme me 5G – vlerësimet shkojnë nga 1 – 10 Gbps.

Sipas Securities Times, rrjeti i propozuar 6G mund të ofrojë shpejtësi deri në 1Tbps. Ndërkohë që kjo lloj shpejtësie duket e pamundur sot, nuk është e qartë se çfarë lloj formatesh mediale do të kemi në të ardhmen por ato mund të jenë shumë më të mëdha dhe të shpejta.

Su Xin pohoi gjithashtu se 6G mund të mundësonte “mbulimin e plotë të terrenit dhe hapësirës … për të arritur transferimin e vërtetë të informacionit kudo nëpër çdo pajisje” duke përdorur satelitët për të transmetuar sinjalin celular.

Nuk është e qartë nëse kjo ide do të arrijë në produktin përfundimtar, por mund t’i bënte gjërat pak të shtrenjta nëse satelitët duhet të futeshin në orbitë.

Javën e kaluar, IDC raportoi se infrastruktura 5G do të sjellë të ardhura deri në 26 miliardë dollarë vetëm në vitin 2022. Me këtë shumë të parave, lojtarët si Nokia, Samsung dhe Ericsson do të jenë në gjendje të investojnë shumë në zhvillimin e 6G gjatë dekadës së ardhshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Arrin iOS 16, tani mund ta provojnë përdoruesit

Apple muajin e kaluar në WWDC prezantoi iOS 16. Programerët prej atëherë e deri...

Vjedhja e kanaleve televizive, arrestohet pronari dhe punëtorët, priten arrestime tjera në Kosovë dhe jashtë

Pas arrestimit të një personi nga Policia e Kosovës për veprimtaritë ilegale të ofrimit...

Windows-it i nevojiten tetë orë qasje online, që në mënyrë të sigurtë dhe të suksesshme të azhurnohet

Janë publikuar detajet se çfarë nevojitet të bëhet me qëllim që azhurnimi të bëhet...