Këto janë qytetet më të mira në botë për të jetuar

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Pas një mbizotërimi shtatëvjeçar, qyteti australian, Melburn, më në fund e ka humbur pozitën e parë si qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Njësia për analiza e gazetës “The Economist” e ka renditur atë në vendin e dytë, me vetëm 0.7 për qind më pak pikë se vendi i parë. Këtë vend ia rrëmbeu kryeqyteti austriak, Viena. Ajo u vlerësua me 99.1 % pikë pozitive.

Vlerësimi përfshin stabilitetin, kujdesin shëndetësor, mjedisin jetësor dhe kulturor, sistemin e arsimit dhe infrastrukturën e qyteteve të ndryshme në 140 shtete të botës. Ngritja e Vienës në vendin e parë u bë për shkak të rritjes së vlerësimit për aspektin e sigurisë, pasi shumë vende evropiane janë përballur me rrezikun e sulmeve terroriste viteve të fundit.

Përpos Melburnit, ka edhe ndryshime tjera në listën e qyteteve më të mira. Në listën e dhjetë qyteteve më të mira tash janë renditur edhe qytetet japoneze, Tokio dhe Osaka. Ngritja e tyre në pozitën e tretë dhe të shtatë u bë për shkak të rënies së nivelit të krimeve dhe përmirësimeve në rrjetin e trasportit publik. Në anën tjetër, qytetet evropiane, Hamburgu dhe Helsinki, të cilat ishin në vendin e nëntë dhe të dhjetë vitin e kaluar, kanë rënë nga dhjetë qytetet më të mira.

Vendin e nëntë këtë vit e zë kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhaga. Ky qytet dhe Viena janë dy qytetet e vetme evropiane në listën e dhjetë qyteteve më të mira për të jetuar. Përpos tyre, bie në sy prania e dy qyteteve tjera australiane në vendet më të larta, përfshirë Sidnein në vendin e pestë dhe Adelaiden në vendin e dhjetë, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...