Këtë javë merret vendim për apelin e Karaxhiqit

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sot mot i vranët e me shi

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i vranët dhe me shi. “Temperaturat minimale do...

Viktima e aksidentit në Lipjan është një 71-vjeçar

Një person e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur...

Gjykata në Hagë pritet që më 20 mars të marrë vendim lidhur me apelin e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, për dënimin që i është bërë për gjenocid dhe mizori të tjera gjatë luftërave në Ballkan në vitet 1990.

Bashkë me apelin e Karaxhiqit, gjyqtarët pritet të marrin vendim edhe për një kërkesë të prokurorëve që të përmbysin një lirim nga një akuzë të dytë për gjenocid, dhe ta dënojnë ish-liderin me burgim të përjetshëm.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, transmeton rel.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur.

Karaxhiq e ka cilësuar dënimin e tij si rezultat i një “gjykimi politik”, ndërkohë që avokatët e tij kanë insistuar se prokurorët dhe gjyqtarët kanë bërë një varg gabimesh gjatë gjykimit të tij shtatvjeçar.

Në seancën e tij të apelit, ai ka pati thënë se “kurrë nuk ka bërë asgjë kundër myslimanëve. Ne i konsiderojmë ata serbë me fe myslimane”.

Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...