Karikatura e Ditës: Messi e lë nën hije Ronaldon

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Moti sot, temperaturat deri në 23 gardë Celsius

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i ngrohtë dhe me diell. Kështu bën të...

Protagonistë për Karikaturën e Ditës, të punuar nga Omar Momani për uebsajtin Goal.com, janë dy pesë-herë fituesit e Topit të Artë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Juventusi kishte pësuar disfatë me rezultat 2:0 në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, kundër Atletico Madridit. Cristiano Ronaldo i shënoi tri gola në ndeshjen kthyese dhe Juventusi e zuri një vend në çerekfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:2, transmeton Gazeta Express.

Ylli portugez e shënoi një gol në pjesën e parë për ta përgjysmuar epërsinë e madrilenëve, para se ta barazonte rezultatin në pjesën e dytë. Në minutën e 86-të të ndeshjes, ai e shënoi golin e fitores, nga pika e penalltisë.

Ky ishte het-triku i tetë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve për Ronaldon, mirëpo kjo gjë nuk mjaftoi që ai ta mbante vëmendjen e mediave për më shumë se 24 orë, pasi që mbrëmë Lionel Messi shkëlqeu për Barcelonën.

Argjentinasi i shënoi dy gola dhe i asistoi dy të tjera në fitoren me rezultat 5:1 ndaj Lyonit, duke ia siguruar po ashtu kualifikimin në çerekfinale të këtij sezoni skuadrës së tij.

“Është e drejtë të thuash se Lionel Messi e dha më të mirën e tij për t’i lënë nën hije arritjet e Cristiano Ronaldos në këtë javë të Ligës së Kampionëve”, shkruan uebsajti ndërkombëtar i futbollit, Goal.com. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...

Rrjedhin pamjet e tri fanellave të Real Madridit për sezonin e ri, me njërën ngjyrë nuk e kemi parë kurrë

Adidas dhe Real Madrid tashmë po përgatiten për sezonin e ardhshëm për sa i...