“Kane dhe Hazard do të përshtateshin në Real Madrid”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Michael Owen beson se dy yjet e Premierligës, Harry Kane dhe Eden Hazard, do të përshtateshin shumë mirë në Real Madrid.

Ylli i Tottenhamit, Kane, ka qenë i lidhur me një transferim në Santiago Bernabeu për shkak të paraqitjeve të tij të mira si qendërsulmues për klubin londinez. Në 249 paraqitje, anglezi i ka shënuar 164 gola, transmeton Gazeta Express.

Por, është heroi i Chelseat, Hazard, ai i cili është favorit për transferimin në Madrid. Jo vetëm që belgu ka flirtuar vazhdimisht me gjigantin spanjoll, përmes deklaratave, por tani raportohet se drejtuesit e Real Madridit i kanë kontaktuar drejtuesit e Chelseat për një ofertë prej 115 milionë eurosh për ta transferuar belgun gjatë verës.

“Los Blancos” janë në kërkim të një ylli të ri pas humbjes së ish-yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldos, gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Anglisë, Owen beson se opsioni më i mirë për madrilenët është dyshja Kane-Hazard.

“Ka shumë lojtarë dhe skuadra të mira në Premierligë. Ne i shohim që ata po bëjnë punë të mirë në Ligën e Kampionëve. Natyrisht, ata do të përshtateshin mirë në Real Madrid”, ka thënë Owen.

“Kane është shumë i mirë, Hazard është shumë, shumë i mirë… që të dy janë lojtarë të mrekullueshëm, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë. Por, është e pamundur ta zëvendësosh Cristianon”.

“Një klub i vogël mund të transferojë shumë lojtarë, por klubet e mëdha e kanë një limit në transferimin e lojtarëve. Ndoshta janë dhjetë lojtarë në botë të cilët mund të transferohen në Real Madrid. Është shumë e komplikuar”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...