Jordi Alba, i habitur që Zidane u kthye në Real Madrid: Kjo nuk është normale

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Mbrojtësi anësor i Barcelonës, Jordi Alba, e ka shprehur habinë e tij për kthimin e Zinedine Zidanit në pozitën e trajnerit të Real Madridit, për shkak që nuk kishte kaluar shumë kohë nga largimi i tij.

Trajneri francez i habiti të gjithë kur u largua nga Real Madridi në fund të sezonit të kaluar, pasi e fitoi titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve brenda vetëm dy sezoneve e gjysmë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Zidane u riemërua trajner i “Los Blancos” të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit. Shkarkimi i argjentinasit kishte ardhur pasi Real Madridi u eliminua nga Ajaxi prej Ligës së Kampionëve dhe madrilenët mbetën 12 pikë prapa Barcelonës në La Liga.

Pas fitores së Barcelonës kundër Lyonit, me rezultat 5:1, që ia siguroi katalonasve kalimin në çerekfinale, Alba e shprehi habinë e tij për kthimin e francezit.

“Real Madridi u eliminua edhe pse ishte favorit. Por, Ajaxi ishte më i mirë në dy ndeshjet dhe e merituan të mposhten”, ka thënë Alba.

“Unë u habita nga kthimi i Zidanit në Real Madrid. Nuk është normale që një trajner të kthehet pas nëntë muajve”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...